53 rastet e testuara në karantinë rezultojnë negativ – nesër lirohen për në shtëpi

  • 05 April 2020 - 22:28
53 rastet e testuara në karantinë rezultojnë negativ – nesër lirohen për në shtëpi

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka deklaruar se sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (karantinë), fatmirësisht të gjitha rastet kanë rezultuar negativ.

Sadiku, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se të njëjtit do të lirohen nesër nga karatina, teksa ka shtuar duhet të vetizolohen edhe për 14 ditë tjera në shtëpitë e tyre.

“Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ”, ka shkruar ai.

Njoftimi i tij i plotë në Facebook:

Testimi i radhës- Karantina COVID19

Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .

Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi!

Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!

Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!

(Kosova Sot Online)