Gjermania na jep shpresë: Mbi 2200 raste të reja të virusit më pak për 24 orë

  • 06 April 2020 - 09:02
Gjermania na jep shpresë: Mbi 2200 raste të reja të virusit më pak për 24 orë

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar 3677 raste të reja të koronavirusit, mbi 2200 më pak se në ditën paraprake.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Gjermani shkoi në 95 mijë e 391 persona, njoftoi ky institut.

Vlen të theksohet se të dielën u shënuan 5936 raste të reja, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 92 viktima të reja, shifër që gjithashtu paraqet rënie të konsiderueshme nga raportimi i një dite më parë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 1,434.

Gjermania është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, por vazhdimisht është dalluar për numrin e vogël të rasteve fatale në krahasim me Spanjën, Italinë, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Rënie e numrit të rasteve të reja ditëve të fundit është raportuar edhe në Itali dhe Spanjë, që janë dy shtetet më të prekura në Evropë, duke e ngjallur shpresën për përmirësimin e gjendjes.

(Kosova Sot Online)