Deklarata e përbashkët e krerëve të BE-së kërkon rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

  • 06 April 2020 - 10:29
Deklarata e përbashkët e krerëve të BE-së kërkon rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Krerët e BE-së dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë përmes një deklaratë të përbashkët thanë se mirëpresin emërimin e Mirosav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së dhe bënë thirrje palëve që ta rifillojnë dialogun.

Ky emërimi thuhet se sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së në dialog.

“Ne e mirëpresim emërimin e Miroslav Lajçak, si Përfaqësues i Posaçëm i Përfaqësuesit të Lartë/ Nënkryetarit të Komisionit Evropian Borell për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Emërimi i tij sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së në Dialog. Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të angazhohen me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së të sapoemëruar dhe të rifillojnë procesin pa vonesë”, thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online )