Dhjetëra trupa të të vdekurve nga koronavirusi mbesin rrugëve të Ekuadorit

  • 06 April 2020 - 11:39
Dhjetëra trupa të të vdekurve nga koronavirusi mbesin rrugëve të Ekuadorit

isa trupa të të vdekurve nga koronavirusi po shihen rrugëve të një qyteti në Ekuador pasi autoritetet nuk po mund t’i menaxhojnë si duhet të gjitha rastet e sëmundjes së re.

Së paku 150 trupa të pajetë janë lënë rrugëve ose kanë mbetur në shtëpitë e të afërmve në Guayaquil. Trupat u lanë në skajet e rrugëve me shpresën se autoritetet do t’i merrnin, por ata po mbesin në rrugë deri në tri ditë për shkak të mungesës së kapaciteteve të autoriteteve.

Banorët madje u detyruan të përdornin arkivole të prodhuara nga kartoni për shkak të mungesës së arkivoleve të zakonshme nga druri.

Deri më tani, 172 persona kanë vdekur dhe së paku 3500 janë infektuar me koronavirus në Ekuador.

Nënpresidenti i Ekuadorit, Otto Sonnenholzner, kërkoi falje pasi disa banorë i publikuan në internet pamjet e trupave të vdekur që ishin lënë rrugëve.

Biznesmeni Santiago Olivares, i cili i ka disa kompani që merren me transportimin dhe varrosjen e kufomave, tha se nuk ka kapacitete për t’i plotësuar të gjitha kërkesat për arkivole.

Qeveria e Ekuadorit e ka shpallur gjendjen emergjente dhe ka vendosur orë policore gjatë natës si pjesë e përpjekjeve për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

(Kosova Sot Online )