Norvegjia ndihmon Kosovën për blerje të respiratorëve

  • 06 April 2020 - 11:41
Norvegjia ndihmon Kosovën për blerje të respiratorëve

mbasada e Norvegjisë në Kosovë ka njoftuar se Norvegjia do ta ndihmojë Kosovën me afro gjysmë milionë euro për blerjen e respiratorëve shkaku i pandemisë së Coronavirusit.

“Norvegjia do të kontribuojë me 5 milion kruna norvegjeze për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve të nevojshëm për Kosovën në dritën e shpërthimit të COVID-19. Një falënderim i madh për parterin tonë UNDP Kosova.

Marrëveshja në mes ambasadës norvegjeze dhe UNDP u nënshkrua sot nga zëvendës shefja e misionit tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

(Kosova Sot Online)