Spanja shënon numrin më të vogël të viktimave të reja të virusit në dy javët e fundit

  • 06 April 2020 - 12:41
 Spanja shënon numrin më të vogël të viktimave të reja të virusit në dy javët e fundit

Gjatë 24 orëve të kaluara, nga koronavirusi në Spanjë kanë vdekur 637 persona. Kjo ishte dita e katërt që po shënon rënie të vazhdueshme të numrit të viktimave dhe shifra më e vogël ditore që nga 24 marsi.

Sidoqoftë, viktimat e reja e çuan në 13,055 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, ndërsa numri i infektimeve të reja u rrit për 4,273 dhe shkoi në 135,032.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka vendosur që ta zgjasë gjendjen emergjente edhe për dy javë të tjera deri më 26 prill, shkruan “Daily Mail”.

Ai tha para qytetarëve se qeveria është afër mposhtjes së virusit dhe se Spanja do ta fillojë tranzicionin për ta këndellur jetën ekonomike dhe sociale.

Numri më i lartë ditor i viktimave të koronavirusit në Spanjë deri më tani u shënua të enjten e kaluar me 950 të vdekur. Spanja tash për tash është vendi i dytë në botë me më së shumti raste fatale pas Italisë.

(Kosova Sot Online)