Ndërpritet qarkullimi edhe mes Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit

  • 06 April 2020 - 12:44
 Ndërpritet qarkullimi edhe mes Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit

Nga mëngjesi i sotëm është ndërprerë qarkullimi mes veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit, ka bërë të ditur Kossev, bazuar në informatat e Policisë së Kosovës.

Këto dy komuna janë futur në karantinë me vendim të Qeverisë së Kosovës, të premten, pas lajmërimit të rasteve të shtuara me koronavirus.

Në komunat e Kosovës me shumicë serbe, deri më tash janë raportuar 27 raste me Covid-19.

(Kosova Sot Online)