Psikologët e shkollave të Kamenicës me këshilla profesionale për zhvillimin e fëmijëve

  • 06 April 2020 - 12:54
 Psikologët e shkollave të Kamenicës me këshilla profesionale për zhvillimin e fëmijëve

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se me iniciativë të dy psikologeve të shkollave në Kamenicë, është përgatitur një video e cila përmban këshilla profesionale dhe aktivitete të cilat kanë për qëllim zhvillimin e aftësive kognitive, sociale dhe emocionale te fëmijët.

Kastrati ka inkurajuar prindërit që këto aktivitete t’i realizojnë së bashku me fëmijët e tyre. Kastrati ka ofruar edhe shpërblim për videon që merr më së shumti mbështetje.

“Na dërgoni video të fëmijëve gjatë aktivitetit dhe ne do t’i publikojmë ato në faqe të komunës nga e hëna. Video që merr më së shumti mbështetje (likes) do të shpërblehet”, thuhet në njoftimin e kryetarit Kastrati.

Ai ka bërë të ditur që fituesi do të shpallet më 1 maj 2020. Çmimi i parë do të shpërblehet me 100 euro vlerë materiale shkollore, çmimi i dytë me 70 euro vlerë materiale shkollore kurse çmimi i tretë me 50 euro vlerë materiale shkollore.

(Kosova Sot Online)