Në Malishevë 44 persona me koronavirus, 7 janë shëruar

  • 06 April 2020 - 12:59
 Në Malishevë 44 persona me koronavirus, 7 janë shëruar

44 persona janë të prekur me koronavirus në komunën e Malishevës, derisa, 7 prej tyre janë shëruar.

Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen që e mbajti Komiteti  Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, nën udhëheqjen e kryetari të Komunës, Ragip Begaj.

“44 persona, kurse 7 persona janë të shëruar, po ashtu ju jam mirënjohës shumë donatorëve si ndërkombëtar dhe atyre vendor, që brenda këtyre javëve sa Malisheva është në karantinë, është ndihmuar me mjete higjeniko – sanitare, QKMF-ja  dhe materiale tjera të duhura për ta përballuar sa më lehtë pandeminë me COVID- 19”, tha Begaj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Komunën e Malishevës deri më tash janë ndihmuar 900 familje në nevojë.

Edhe përfaqësuesit e pranishëm të komitetit, raportuan dhe theksuan se gjendja është nën kontroll, brenda territorit të komunës, por kërkuan bashkërendim të aktiviteteve dhe  respektim të plotë të masave si dhe të mos ketë lëvizje të grupeve të mëdha njerëzish.

(Kosova Sot Online)