Bilanci i frikshëm: Në Serbi numri i të prekurve me COVID-19 shkon në 1.908, për 51 tjerë të vdekur

  • 06 April 2020 - 13:02
 Bilanci i frikshëm: Në Serbi numri i të prekurve me COVID-19 shkon në 1.908, për 51 tjerë të vdekur

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga ministria e Shëndetësisë në Serbi, numri i personave të konfirmuar me COVID-19 në këtë vend ka shkuar në 1.908, derisa 51 tjerë kanë humbur jetën.

Ditëve të fundit në Serbi numri i  të prekurve me coronavirus është duke u rritur dita ditës, kurse deri më tani mbi 7.300 persona kanë bërë testin e COVID-19.

Si masë preventive për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit, në Serbi është ndaluar lëvizja e qytetarëve nga ora 17:00 deri në 5 të mëngjesit, kurse gjatë vikendit nga ora 15:00 deri në 5.

Qeveria e këtij vendi gjithashtu ka mbyllur kufijtë e saj, kurse transporti urban është ndalur përkohësisht. Të drejtë lëvizje kanë vetëm ata persona që posedojnë leje të veçantë, që dëshmojnë se duhet të shkojnë në punë.

(Kosova Sot Online)