Irani: Kurrë nuk do të kërkojmë ndihmë nga ShBA-ja për luftimin e virusit

  • 06 April 2020 - 13:05
 Irani: Kurrë nuk do të kërkojmë ndihmë nga ShBA-ja për luftimin e virusit

Irani: Kurrë nuk do të kërkojmë ndihmë nga ShBA-ja për luftimin e virusit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, tha të hënën se vendi i tij kurrë nuk do të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për ta luftuar koronavirusin.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, më parë e ka refuzuar ofertën e Uashingtonit për ndihma humanitare, ndonëse shteti që ai e udhëheq është vendi më i prekur nga virusi në Lindjen e Mesme.

“Irani kurrë nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë ndihmë nga Amerika për ta ndihmuar Tehranin në luftën kundër pandemisë. Por Amerika duhet t’i largojë sanksionet e veta të njëanshme ndaj Iranit” tha zëdhënësi Mousavi gjatë një konference për gazetarë, të transmetuar në televizion.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur nga viti 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja e vitit 2015 për largimin e sanksioneve ndaj Iranit si këmbim për ndërprerjen e programit bërthamor.

Gjenda e tensioneve u rëndua edhe më shumë në janar të këtij viti, kur forcat amerikane e vranë përmes një sulmi me dron komandantin e lartë iranian, Qassem Soleimani, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)