Apostolova thotë se BE mund ta mbështesë Kosovën me rreth 160 milionë euro në muajt e ardhshëm

  • 06 April 2020 - 15:38
Apostolova thotë se BE mund ta mbështesë Kosovën me rreth 160 milionë euro në muajt e ardhshëm

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka njoftuar se sot ka biseduar me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë COVID-19.

Sipas një postimi në Twitter, Apostolva ka thënë se BE vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.

“Kam folur sot me ministren Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)