Nënkryetari i Preshevës: Asnjë ndihmë se morëm nga Kosova e Shqipëria në këtë kohë

  • 06 April 2020 - 18:28
Nënkryetari i Preshevës: Asnjë ndihmë se morëm nga Kosova e Shqipëria në këtë kohë

Armend Aliu, nënkryetar i komunës së Preshevës, ka thënë sot se institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar minimumin e interesimin për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Nga Qeveria e Kosovës nuk kemi marrë asnjë ndihmë e as nga Republika e Shqipërisë. Fatkeqësisht ne po vazhdojmë të luajmë rolin e jetimit të plotë. Komunat shqiptare nuk kemi asnjë vëmendje nga qeveria në Beograd”, thënë Aliu.

Nënkryetari i Preshevës ka kërkuar që në emër të reciprocitetit, Kosova ta ndihmojë Luginën.

“Nëse aplikohet reciprociteti, ashtu siç është thënë për ne kjo do të ishte e mirëseardhur”, ka thënë Aliu.

(Kosova Sot Online)