Mbi 5 000 të vdekur në Britaninë e Madhe, 43 në 24 orët e fundit

  • 06 April 2020 - 19:49
Mbi 5 000 të vdekur në Britaninë e Madhe, 43 në 24 orët e fundit

Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit të ri ka tejkaluar pragun e 5 000 viktimave në Britaninë e Madhe.

Në 24-orëshin e fundit janë regjistruar 439 vdekje të reja, sipas një raporti zyrtar të lëshuar sot.

“Pas rënies së numrit të rasteve për të dytën ditë rradhazi, numri i vdekjeve deri më tani është 5 373, për 51 608 raste infektimi të konfirmuara zyrtarisht”, njoftuan shërbimet shëndetësore.

Ndërkohë të dielën mbrëma në spital është shtrirë edhe kryeminsitri i Britanisë së Madhe Boris Johnson dhjetë ditë pasi u testua pozitiv me koronavirus.

(Kosova Sot Online)