Arrestohen dy persona që shitnin fidanë derisa ishin të infektuar me koronavirus
Afër 20 persona paraqiten në QKMF-në e Krushës, pas njoftimit se dy tregtarë janë infektuar
Është koha e të mbjelljeve.
Pavarësisht situatës me virusin covid19, kontakti mes njerëzve për të kryer shitje e blerje po vazhdon.
Edhe dy tregtarë nga Komuna e Malishevës, ditën e premte u nisën për në Krushë të Madhe.
E atje, këta tregtarë u shitën fidane banorëve të fshatit.
Por, disa ditë më pas, doli një problem.
Dy shitësit u konfirmuan si pozitiv me virusin covid10.
Për këtë ka njoftuar, kryetari i Këshillit të fshatit në Krushë të Madhe, Selami Hoti.
Hoti, u shpreh se në bazë të të dhënave të Policisë tregtarët nga Malisheva kanë qëndruar në fshat për disa orë, e më pas janë larguar.
Ndërsa shtoi, se deri më tani në Qendrën e Mjekësisë familjare, janë paraqitur rreth 20 persona që kanë pasur kontakt me dy tregtarët.
Në Kosovë, më 13 mars u shënua rasti i parë me virusin covid 19.
Ndërsa, deri më tani janë shënuar 145 persona, 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.
(Kosova Sot Online)