Presidenti Thaçi jep detaje nga takimi me Kurtin

  • 06 April 2020 - 23:27
Presidenti Thaçi jep detaje nga takimi me Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u tregua i papërgaditur dhe kokëfortë, kur ky i kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Thaçi ka dhënë detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës më 22 mars.

“Liderët e partive politike të Kosovës më kanë rekomanduar mua si president që t’i drejtohem Kuvendit të Kosovës për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Natyrisht unë kam kërkuar të kem një konsultë me kryeministrin, dhe pas asaj konsulte kam kërkuar që të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë

“Në atë mbledhje kam parë një frikë, paranojë dhe konspiracion të Kryeministrit Kurti. Duke e parë kokëfortësinë e tij, i pa përgatitur me gjendjen e re, kryeministri ka lëvizur në një drejtim anti-kushtetues duke shpallur orë policore”, ka thënë Thaçi, raporton tch.

Ndër të tjera, Thaçi në këtë intervistë e ka kritikuar qeverinë e vendit, duke e cilësuar si të papërgjegjshme karshi stuatës së krijuar pas pandemisë në vend, ku deri tash ka prekur 165 persona dhe ua ka marrë jetën tre të tjerëve.

(Kosova Sot Online)