Ja kush e thotë: Tentativa për tradhti kombëtare nuk falet, Hashim Thaçi duhet të përgjigjet

  • 07 April 2020 - 07:28
Ja kush e thotë: Tentativa për tradhti kombëtare nuk falet, Hashim Thaçi duhet të përgjigjet

“Pas pakënaqësive masive kundërshtuese të shprehura publikisht nga populli i Kosovës kundër planeve të renegatit Hashim Thaçi për ndarjen e shtetit tonë të brishtë,me deklaratën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, gëzon fakti se të paktën sipas pikëpamjes amerikane, nuk ka projekt për ndarje për të cilin do të bisedohet në dialogun me Serbinë. Kjo ka lehtësuar shumë zemrat e trazuara të të gjithë shqiptarëve dhe atyre që ia duan të mirën shtetit tonë të ri, Republikës së Kosovës”, thotë  analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.
 
Pavarësisht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmes një deklarate zyrtare të DASH-it në emër të përfaqësuesit Richard Grenel, kanë deklaruar se nuk ka plan i cili do të nxirret në tavolinën e bisedimeve me Serbinë për të diskutuar opsionin e shkëmbimit të territoreve, analisti politik Gani Qarri thotë se  kjo deklaratë, dhe ku qëndrim amerikan, nuk e amniston Hashim Thaçi nga përgjegjësia e tij, në përpjekjet e deritanishme për ta arritur një qëllim të tillë. Sipas Qarrit, faktet nuk mundë të zhduken, ato janë publike dhe flasin për angazhimin e Hashim Thaçit që marrëveshja me Serbinë të arrihet duke bërë ndërrim territoresh, ndarje.

Image
Gani Qarri

 
“Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk e shfajëson edhe kuislingun Hashim Thaçi, as liron këtë renegat nga përgjegjësia e rëndë që bartë, i cili me 25 korrik të vitit 2018 para liderëve rajonal e evropian në samitin që po mbahej nga ta,në Alpbach të Austrisë u shpreh publikisht për ndarjen e shtetit dhe kërkoj edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndryshimin e kufijve të Kosovës, duke i "garantuar" në emër të vet, se ata nuk duhet të kenë frikë nga ky rast i paprecedent në Ballkan dhe Evropë,për ndarjen e shtetit të tij sipas marrëveshjeve të fshehta me Aleksandër Vuçiçin, akt për të cilin sot qarkullon gjithandej rrjeteve sociale të medies edhe një video ekskluzive, që vërteton këtë veprim renegat të Thaçit”, thotë Gani Qarri për “Kosova Sot Online” .
 
Sipas analistit Qarri, ndërkombëtarët ndërkombëtarët po e izolojnë Hashim Thaçit dhe po e kundërshtojnë projektin e tij , të hartuar me Aleksandër Vuçiçin për ndarje, sepse e kanë kuptuar që ku projekt është tradhti e rëndë shtetërore e kombëtare, që nuk e durojnë qytetarët,

“Pas pakënaqësive masive kundërshtuese të shprehura publikisht nga populli i Kosovës kundër planeve të renegatit Hashim Thaçi për ndarjen e shtetit tonë të brishtë,me deklaratën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, gëzon fakti se të paktën sipas pikëpamjes amerikane, nuk ka projekt për ndarje për të cilin do të bisedohet në dialogun me Serbinë. Kjo ka lehtësuar shumë zemrat e trazuara të të gjithë shqiptarëve dhe atyre që ia duan të mirën shtetit tonë të ri, Republikës së Kosovës”, thotë  analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.


 
Për aq më tepër, sipas Gani  Qarrit, pas deklarimit të SHBA-s, se nuk do të këtë planë të ndarjes në diskutimet për marrëveshje me Serbinë, përfundimisht  po i vjen fundi lojës së pistë të filluar prapa shpinës së popullit të Kosovës, nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, me vizatimin konspirativ të hartave, për shkëmbim territoresh dhe ndarjen e shtetit tonë të brishtë, për ta shpëtuar veten Thaçi nga Gjykata Speciale me të cilën Vuçiç dhe Serbia në vijimësi dhe pareshtur e shantazhojnë. 
 
“Kështu që le të besojmë për momentin se ashtu siç thuhet edhe në deklarimin nga DASH, se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim të tokës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se përqendrimi i qeverisë amerikane do të jetë për t’i mbështetur marrëveshjet e kohëve të fundit,  për rivendosjen e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ka për qëllim, vetëm që të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë momentum të ri ekonomik, që do t’i japë energji të re, tërë procesit të dialogut i cili do të çonte te njohja e ndërsjellë. Dhe krejt kjo me shpresën se ky do të jetë fundi i turpshëm i karrierës politike të kuislingut Hashim Thaçi, për shkak të manovrave të tij që ai ka bërë deri më tani në dëm të Kosovës, dukë provuar që me projektin për shkëmbim territoresh, ta shpëtojë veten nga ndjekja e Speciales, duke i falur pjesët më vitale të vendit tonë, Serbisë okupatore”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)