Kryeministri britanik nuk është në respirator, por ka marrë oksigjenoterapi

  • 07 April 2020 - 09:45
Kryeministri britanik nuk është në respirator, por ka marrë oksigjenoterapi

Ministri britanik, Michael Gove, njoftoi të martën se kryeministri Boris Johnson nuk është duke u trajtuar me respirator në spital.

Sipas tij, shefi i qeverisë britanike ka marrë oksigjenoterapi më herët dhe premtoi se qeveria do të dalë me deklaratë, nëse gjendja shëndetësore e kryeministrit ndryshon.

“Jo, ai nuk është në respirator. Kryeministri ka marrë mbështetje me oksigjenoterapi dhe sigurisht, po mbahet nën mbikëqyrje të afërt”, shtoi ky ministër.

Ndryshe, kryeministri britanik u dërgua të dielën në spital pas përkeqësimit të gjendjes shkaku i infektimit me koronavirus para disa ditëve.

Johnson vazhdimisht i ka bërë thirrje popullit që t’i respektojë masat e qeverisë dhe njerëzit të qëndrojnë në shtëpi shkaku i pandemisë.

Ai ka marrë përkrahje nga politikanët vendorë dhe liderët e ndryshëm botërorë, shkruan “The Guardian”,

(Kosova Sot Online)