Trump: Djali im nuk është aq i lumtur në karantinë, i pëlqen sporti

  • 07 April 2020 - 09:52
Trump: Djali im nuk është aq i lumtur në karantinë, i pëlqen sporti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se djali i tij, Barron-i, nuk është aq i lumtur sa do të mund të ishte përderisa po qëndron në karantinë shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Miliona amerikanë në mbarë Shtetet e Bashkuara janë vendosur në izolim dhe familja presidenciale nuk përbën përjashtim, shkruan “Daily Mail”.

I pyetur nga një gazetar se si po përballet me karantinën i biri i tij adoleshent, presidenti amerikan tha: “Ai është sportist i mirë, i pëlqen futbolli dhe ai është si të gjithë të tjerët. Dua të them, gjithçka është mbyllur. Ai është në dhomën e tij. Ai është i lumtur, por jo aq i lumtur sa do të mund të ishte. Do t’i pëlqente të merrej me sport.”

Djali i vogël i presidentit Trump e festoi ditëlindjen e 14-të më 20 mars, në kohën kur atdheu i tij po përballet me krizën e rëndë të koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e parë në botë sa i përket numrit të të infektuarve me virus me 368 mijë të prekur.

(Kosova Sot Online)