Boris Johnson në terapi intensive, gazetari tregon të rejat më të fundit nga Londra

  • 07 April 2020 - 10:29
Boris Johnson në terapi intensive, gazetari tregon të rejat më të fundit nga Londra

Mbrëmjen e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se kryeministri britanik, Boris Johnson ishte shtruar në terapi intensive pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Megjithatë të rejat e fundit i jep gazetari Arben Manaj në Londër.

“Do të ishte spekullim të flitej tani për gjendjen e Boris Johnson pasi kabineti i tij ka qenë gojëkyçur. Ai gjatë paradites kishte thënë se është në humor të mirë por në mbëmje situata e tij është përkeqësuar duke kaluar në terapi intesive.

Sipas ekspertëve kushdo që kalon në terapi intesive pas 24 orëve duhet të kalojë në ventilim pasi e tillë është sëmundja. Mjekët po bëjnë një monitorim pasi sëmundja prek mushkëritë”, u shpreh për “Top Channel” gazetari. Kujtojmë se Johnson rezultoi pozitiv ndaj Koronavirusit 10 ditë më parë dhe po ashtu ka infektuar edhe të fejuarën e tij shtatzënë.

(Kosova Sot Online)