Spanja regjistron 743 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

  • 07 April 2020 - 11:49
Spanja regjistron 743 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka njoftuar se 743 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet shkoi në 13 mijë e 798 persona, shkruan “Reuters”.

Kjo shifër e ka vendosur Spanjën në vendin e dytë në botë pas Italisë për numrin më të madh të vdekjeve. Italia i ka regjistruar 16 mijë e 523 të vdekur. Në vendin e tretë janë Shtetet e Bashkuara me 10 mijë e 943 raste fatale.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka marrë masa të gjera për ta luftuar përhapjen e koronavirusit dhe ka kërkuar më shumë bashkëpunim brenda Bashkimit Evropian.

Ai madje ka bërë thirrje për një Plan Marshall të ri për Evropën, duke paralajmëruar se mbijetesa e BE-së po rrezikohet nga pandemia.

(Kosova Sot Online)