Haradinaj shfaq mosbesim ndaj Lajçak, thotë se ai dhe AAK janë me emisarët amerikanë

  • 07 April 2020 - 11:52
Haradinaj shfaq mosbesim ndaj Lajçak, thotë se ai dhe AAK janë me emisarët amerikanë

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka dalë kundër emërimit të Miroslav Lajçak si përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ai dhe familja e tij, si dhe AAK’ja janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën; I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Kundër emërimit të Lajcak si emisar të BE’së për dialogun Kosovë  – Serbi ka dalë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

(Kosova Sot Online)