Ditë e zezë në Spanjë- 743 të vdekur për 24 orë

  • 07 April 2020 - 12:40
Ditë e zezë në Spanjë- 743 të vdekur për 24 orë

Spanja ka raportuar një rritje të lehtë në numrin e përditshëm të vdekjeve të koronavirusit për herë të parë në pesë ditë, me 743 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13,798, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuara të martën.

Të hënën u raportuan 674 vdekje në shtetin spanjoll.

Në këto të dhëna të ministrisë u tha gjithashtu se janë konfrimuar edhe 5,500 raste të reja, duke e çuar numrin në 140.510. Mbi 43.200 nga këta pacientë janë shëruar – një rritje prej gati 3,000 që nga e hëna.

Vetëm Italia ka raportuar më shumë vdekje të Covid-19 sesa Spanja, por me popullsinë më të ulët të Spanjës, ajo ka tejkaluar Italinë përsa i përket vdekjeve për kokë banori.

Përkundër të dhënave shqetësuese, spitalet në Spanjë po vërejnë një rënie të lehtë të rasteve që po arrijnë atje duke bërë që të lehtësohet presioni i përgjithshëm krahasuar me javët e kaluara.

(Kosova Sot Online)