Maroku do t’i dënojë me burgim e gjoba ata që dalin pa maska

  • 07 April 2020 - 13:59
Maroku do t’i dënojë me burgim e gjoba ata që dalin pa maska

Kush del pa maskë në hapësira publike në Marok tash e tutje do të dënohet me tre muaj burg ose gjobrë prej 126 dollarëve.

Urdhri i ri do të jetë në fuqi nga dita e martë dhe është marrë si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Maroku është në karantinë që nga mesi i muajit mars.

Ky vendim u mor të hënën pas një takimi të kabinetit qeveritar, ku u diskutua për mënyrat e kontrollimit të virusit.

Si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme, maskat në këtë shtet do të shiten me çmim të ulët prej vetëm 8 centëve, shkruan “BBC”.

Maroku ka planifikuar të prodhojë deri gjashtë milionë maska në ditë duke filluar nga java e ardhshme, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Industrisë, Taoufiq Moucharraf.

Deri më tani, në shtetin e Afrikës Veriore janë raportuar 1,131 raste të infektimit me koronavirus dhe 83 të vdekur.

Më 19 mars, autoritetet e shpallën gjendjen emergjente shëndetësore. Njerëzit kanë të drejtë të dalin për të blerë ushqim ose ilaçe, por në punë mund të shkojnë vetëm ata që kanë leje.

(Kosova Sot Online)