MASHT: Video-ligjëratat do të transmetohen edhe gjatë festave zyrtare

  • 07 April 2020 - 15:18
MASHT: Video-ligjëratat do të transmetohen edhe gjatë festave zyrtare

Ministria e Arsimit ka njoftuar se video-ligjëratat për mësim në distancë, që po transmetohen në televizionin publik, do të transmetohen sipas orarit që është publikuar edhe në ditët kur në Kosovë ka festa zyrtare.

“Duke marrë parasysh faktin se transmetimi i video-ligjëratave sipas këtij orari mund të përkojë me ndonjë ditë që është e përcaktuar si festë zyrtare në Republikën e Kosovës, MAShTI sqaron se pavarësisht kësaj, video-ligjëratat do të transmetohen sipas orarit të fiksuar, pra edhe gjatë ditës së festës zyrtare”.

Kjo ministri ka njoftuar se video-ligjëratat e transmetuara gjatë ditës së festës do të ritransmetohetn gjatë ditës së shtunë në javën kur ka qënë festë.

“Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festave, MAShTI ju bën me dije se video-ligjëratat e transmetuara gjatë ditës së festës do të ri-transmetohen në RTK 4 ditën e shtunë të po asaj jave kur është festa”.

Transmetimi i video-ligjëratave për mësimin në distancë, në Radio Televizionin e Kosovës, është duke u realizuar çdo ditë pune (nga e hëna deri të premten) përmes orarit të fiksuar i cili është i publikuar në ueb faqen e MASHTI-it.

(Kosova Sot Online)