Pas vdekjes së pacientit me Covid 19 nga një fshat i Ferizajt, pritet t’u bëhen analiza familjarëve

  • 07 April 2020 - 15:44
Pas vdekjes së pacientit me Covid 19 nga një fshat i Ferizajt, pritet t’u bëhen analiza familjarëve

Kreu i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka dhënë detaje për personin që ka ndërruar jetë mbrëmë, e që sot pas testimeve doli se ishte i prekur me koronavirus.

Aliu ka shkruar në Facebook se I.Sh nga fshati Sazli e Ferizajt ka ndërruar jetë pas komplikimeve të rënda kardio-pulmonare.

Ai thotë se profesionistët shëndetësor kanë nën kontroll situatën, e se po punohet vazhdimisht në identifikimin e personave eventual të kontaktit dhe masave kontrolluese e mbrojtëse për familjen e të ndjerit e të afërmve.

“Është momenti i fundit kur duhet të bëjmë kujdes maksimal, mos dilni pa arsye, mbroni shëndetin tuaj e të familjes. Ngushëllime familjes e të njohurve të të ndjerit e lutje për kujdes bashkëqytetarëve”, ka shtuar Aliu.

(Kosova Sot Online)