Nëna 44-vjeçare sjell në jetë fëmijën e saj të 22-të

  • 07 April 2020 - 16:49
Nëna 44-vjeçare sjell në jetë fëmijën e saj të 22-të

Prindërit e familjes më të madhe në Britani, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të 22-të, në mesin e epidemisë së coronavirusit.

Sue, 44 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Noel, 48 vjeç, nga Lanchashire, mirëpritën vajzën e tyre të 11-të. Çifti, ende nuk ka zgjedhur një emër për vogëlushen, pasi të gjithë zyrat e regjistrimit në vend janë mbyllur si pasojë e COVID-19.

Sakaq, familja tani përbëhet nga 22 fëmijë: Chris, 30 vjeç; Sophie, 25; Chloe, 23; Jack, 22; Daniel, 20; Lule; 18; Mille, 17; Katie, 16; James, 15; Ellie, 14; Aimee, 13; Josh, 12; Max, 11; Tillie, 9; Oscar, 7; Casper, 6; Hallie, 4; Phoebe, 3; Archie, 22 muaj dhe vogëlushja e porsalindur, ende pa emër.

Sue dhe Noel, janë takuar për herë të parë që kur gruaja ka qenë vetëm 7 vjeçe dhe kur Sue ishte 14 vjeçe, lindën dhe Noel 19 lindën fëmijën e tyre të parë. 

(Kosova Sot Online)