Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten?

  • 07 April 2020 - 18:38
Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten?

Edhe gjatë dy ditëve në vijim vazhdon të mbajë mot stabil, i kthjellët dhe me diell, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se temperaturat do të shënojnë rritje, maksimalet edhe mbi 20C, ndërsa erërat gradualisht do të qetësohen.

Sipas PW, mot i njëjtë do të vazhdojë deri në fundjavë, kur parashihet të ketë zhvillime të vranësirave lokale, por pa të reshura.

Parashikimi për 8–9 prill:

8.04.2020 – Kthjellët dhe me diell. Temperaturat në vise të ulëta 2C deri 20C, e në vise malore -3C deri 10C. Erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 6.

9.04.2020 – Kthjellët dhe me diell. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 21C, e vise malore -1C deri 13C. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 7.


(Kosova Sot Online)