Putin: Optimizmi dhe humori i Boris Johnson do ta ndihmojnë të shërohet

  • 07 April 2020 - 18:43
Putin: Optimizmi dhe humori i Boris Johnson do ta ndihmojnë të shërohet

Presidenti rus Vladimir Putin ditën e sotme i uroi kryeministrit britanik Boris Johnson një shërim të shpejtë nga koronavirusi, duke thënë se “optimizmi dhe sensi i tij i humorit” do ta ndihmojnë atë të bëhet më mirë.

“Unë do të doja të shpreh mbështetjen time të sinqertë në këtë moment të vështirë për ju,” deklaroi Putin në një telegram drejtuar drejtuesit britanik, cituar në një komunikatë të Kremlinit.

Shëndeti i Boris Johnson, i prekur me COVID-19 që prej 10 ditësh, është përkeqësuar dhe iu nënshtrua dje kujdesit intensive në Londër.

(Kosova Sot Online)