Edhe Kryeshefi i Ujesjellësit militant i VV’së, u zgjodh sot nga bordi që e caktoi Kurti

  • 07 April 2020 - 17:11
Edhe Kryeshefi i Ujesjellësit militant i VV’së, u zgjodh sot nga bordi që e caktoi Kurti

I emëruari në krye të ujësjellësit rajonal të Prishtinës është Sokol Xhafa, i cili në në profilin e tij në Facebook ka fotografi nga mbledhjet e partisë së Vetëvendosjes.

Bordi i përkohshëm i Ujësjellësit rajonal të Prishtinës, që është emëruar disa ditë më parë, e ka shkarkuar një pjesë të menaxhmentit të kësaj ndërrmarrjeje publike.

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar  se ushtrues detyre i Shefit Ekzekutiv është emëruar Sokol Xhafa.

Xhafa në profilin e tij në Facebook ka fotografi në mbledhje të Lëvizjës Vetëvendosje, ndërsa në biografinë e tij thuhet se deri tani ka qenë drejtor teknik në KRU Prishtina.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se shkarkimet në menaxhmntin e KRU Prishtina u bënë për shkak të dhjetëra shkeljeve që, sipas tij, janë gjetur në ndërmarrje. 

(Kosova Sot Online)