E turpshme – Vandalizohet shkolla fillore në Podujevë

  • 07 April 2020 - 20:31
E turpshme – Vandalizohet shkolla fillore në Podujevë

Gjatë kohës kur shkollat janë mbyllur për shkak të koronavirusit, disa persona të papërgjegjshëm kanë thyer shkollën fillore në Peran të komunës së Podujevës.

Në një video shihet se disa persona kanë shfrytëzuar kohën kur shkollat janë të mbyllura ta shkatërrojnë atë.

Aty shihet se në korridoret e shkollës është bërë një rrëmujë e madhe.

(Kosova Sot Online)