Hamza propozon të merren 129 milionë euro nga rezervat e shtetit dhe të shiten letrat me vlerë

  • 07 April 2020 - 21:44
Hamza propozon të merren 129 milionë euro nga rezervat e shtetit dhe të shiten letrat me vlerë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka dhënë disa propozime lidhur me çështjen e financave të shtetit në kohën e pandemisë Covid-19.

Hamza ka propozuar t’u ndihmohen 129 milionë euro nga rezervat shtetërore dhe të vendosen në shitje letrat me vlerë që vlerësohen rreth 140 milionë euro.

“Unë propozoj që 129 milion euro të merren nga rezervat shtetërore. Gjithashtu, propozoj të vendosen në shitje letrat me vlerë rreth 140 milionë euro”, është shprehur Hamza.

Megjithatë, ai nuk harroi komunitetet në Kosovë për të cilat thotë se kanë gjendjen më të rëndë.

“Me këto para t’u ndihmojmë edhe komuniteteve sepse e kanë gjendjen më të rëndë”, ka thënë Hamza.

Ai gjithashtu propozon që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për të cilën thotë se PDK’ja do ta iniciojë me 14 prill.

“Pas festes se të premtes dhe të hënës, ne do të inicojmë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme më 14 prillë në ora 11:00”, ka thënë Hamza.

Tutje, Hamza tha se qeveria Kurti është treguar shumë pavizion dhe pa eksperiencë.

“Kam dëgjuar Kurtin duke thënë ‘mirë kemi bë që jemi ngut dhe mirë kemi bë që jemi vonu’. Si? Gjithë mirë po të bjen a? Qeveria e Kurtit janë treguar pa vizion dhe pa eksperiencë. Edhe më parë kemi pase situata të rënda financiare”, shoti Hamza.

(Kosova Sot Online)