Konjufca: Plani i LDK’së, ta shpallë VV’në antiamerikane dhe të kërcejë me partitë e PAN’it

  • 07 April 2020 - 21:46
Konjufca: Plani i LDK’së, ta shpallë VV’në antiamerikane dhe të kërcejë me partitë e PAN’it

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Kurti ka raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se kishte plan ta shpallte Lëvizjen Vetëvendosjen antiamerikane, në përpjekje për të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme.

“LDK’ja ka menduar të fitojë poenë elektoralë dhe të keqpërdorë këtë situatë, duke dalë kundër Qeverisë së saj. E shpall VV’në antiamerikane, kërcen me partitë amerikane, dhe në zgjedhje të dalë e para”, ka thënë Konjufca.

“Qeveria Kurti ka raport shumë të mirë me SHBA’në, për arsye që i konsiderojmë faktorin më të rëndësishëm të jashtëm, sa i përket shtetndërtimit dhe sfidave me të cilat përballemi”, është shprehur ai.

“Vetëvendosja e ka zbatuar një plan me të cilin ka dalë para qytetarëve në zgjedhje”, ka thënë Konjufca.

(Kosova Sot Online)