Edhe një i vdekur nga koronavirusi, në njoftimin e fundit të IKSHP’së jepen detaje

  • 08 April 2020 - 07:28
Edhe një i vdekur nga koronavirusi, në njoftimin e fundit të IKSHP’së jepen detaje

Ka shkuar në 5 numri i të vdekurve nga Covid 19.  Sipas IKSHP’së bëhet fjalë për një person me sëmundje shoqëruese.

Në orët e vona të mesnatës IKSHP ka njoftuar se kemi edhe rastin e pestë të vdekjes nga Koronavirusi.

Sipas IKSHP-së, rasti i fundit kishte disa sëmundje shoqëruese si: infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrës mbi veshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet.

I vdekuri ka  56 vjet.

Njoftimi i IKSHP-së:

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet

(Kosova Sot Online)