Shpërthen analisti: Gjykata Kushtetuese e kapur nga Hashim Thaçi kundërshton vendimet e drejta të Qeverisë

  • 08 April 2020 - 07:42
Shpërthen analisti: Gjykata Kushtetuese e kapur nga Hashim Thaçi kundërshton vendimet e drejta të Qeverisë

“Është absurde të mendohet se  si  mundë të vlerësohen veprimet e Qeverisë  cenim  i të drejtave të njeriut, dhe vendim kundër kushtetues, kur dihet se ai ishte vendimi i i harmonizuar i Ministrisë së Shëndetësisë me kabinetin Qeveritar, për masa kufizuese mbrojtëse për qytetarët, në funksion të parandalimit të shtrirjes dhe përhapjes së një pandemie me të cilën po ballafaqohet bota, kurse në vendin donë bëhen veprime të ndikuara për inate politike”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.
 
Duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e ka shpallur kundër kushtetues vendimin e Qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve, përgjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, deri në një vendim tjetër të vlerësimit të situatës, të cilin vendime ka kundërshtuar Presidenti Hashim Thaçi, analisti politik Ragip Guraziu ka thënë se Kjo Gjykatë jo vetëm që ka vepruar në mënyrë kundër kushtetuese e jo profesionale, por është dëshmuar katërçipërisht se është e ndikuar nga diktati i Presidentit Thaçi, pasi edhe emërimi i gjyqtarëve në Kushtetuese është bërë nga ana e tij. Guraziu thotë se loja politike për interesa të individëve në këtë situatë, aq me tepër nga institucione të pa varura, sikur duhet të jetë Gjykata kushtetuese, është një  grusht i rëndë ndaj shtetit të së drejtës.

Image
Ragip Guraziu

“Mu në kohën pa kohë,në këtë siklet, Gjykata Kushtetuese e Kosovës po del me interpretime skandaloze gati si gjithë herë edhe në këtë kohë pa kohë,në këtë siklet që jemi, kur kemi parasysh si shtesë e papritur na u fut në mes edhe koronavirusi, Gjykata Kushtetuese po dëshmohet si një institucion tërësisht i degraduar, sa i takon kufizimit të lirë së lëvizjes,për preventiv të mbrojtjes nga pandemia e Koronavirusit. Po e dëshmon edhe njëherë Gjykata Kushtuese e Kosovës, me interpretimin e skandaloz të vendimit të Qeverisë së Kosovës, si vendim kundër kushtetues, sa i takon kufizimit të lirisë së lëvizjes, për preventivë të mbrojtjes nga pandemia e Koronavirusit, se është një institucion tërësish i degraduar dhe i kapur nga politika, se të gjithë ata anëtarë të kësaj Gjykatë nuk bëjnë gjë tjetër veç se marrin dhe përcjellin direktivat e shefave të tyre politik, pa u hamendësuar dhe pa vlerësuar interesin e shtetit dhe të qytetarëve”, thotë  Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu thotë se dhe juristi më i pa përgatitur, në një  situatë të tillë kur vendi përballet me një pandemi përmasash botërore. Dhe e gjithë bota është ngritur në këmbë për ta parandaluar dhe luftuar, nuk do të mundë ta interpretonte kundër kushtetues dhe cenim të të drejtave të njeriut një vendim qeveritar që për qëllim ka mbrojtjen e shëndetit të popullit. “Është absurde të mendohet se  si  mundë të vlerësohen veprimet e Qeverisë cenim  i të drejtave të  njeriut, dhe vendim kundër kushtetues, kur dihet se ai ishte vendimi i i harmonizuar i Ministrisë së Shëndetësisë me kabinetin Qeveritar, për masa kufizuese mbrojtëse për qytetarët, në funksion të parandalimit të shtrirjes dhe përhapjes së një pandemie me të cilën po ballafaqohet bota, kurse në vendin donë bëhen veprime të ndikuara për inate politike”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”. Sipas tijë, vendimi interpretues i Gjykatës Kushtetuese  është një turp i madh që nuk do të duhej të ndodhë në një shtet të së drejtës. “Këto gjëra si kjo e fundit, janë të turpshme, jo vetëm Gjykatën Kushtetuese të Kosovës,por  me këtë janë turpëruar të gjitha institucionet, është rrënuar imazhi i kësaj gjykate i ndërtuar që  pas shpalljes së shtetit të Kosovës më 17 shkurt të 2008-të”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)