E thotë eksperti analist i të drejtës :Qeverinë KURTI e rrëzuan të nënshtruarit dhe amnistuesit e Serbisë për krimet e luftës !

  • 08 April 2020 - 07:50
E thotë eksperti analist i të drejtës :Qeverinë  KURTI e rrëzuan të nënshtruarit dhe amnistuesit e Serbisë për krimet e luftës !

“Rrëzimi i qeverisë Kurti ishte një grusht parlamentar shteti, pasi qeveria Kurti ishte qeveri legjitime dhe qeveria  më e mirë e Kosovës që nga koha e çlirimit të saj. Të gjitha qeverisjet e mëparshme kanë pasur si qëllim vetëm pushtetin për interesa personale, familjare , klanore e korruptive, zhvatëse e përfitimi pasurie pa marrë parasysh se çfarë deklaronin e premtonin për mashtrim dhe rrejshëm. Atyre nuk u ka interesuar asnjëherë  që të ngrenë padi kundër Serbisë për krimet dhe gjenocidin që ajo ka ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës, as për dëmshpërblimet e luftës; dhe asnjëherë në bisedimet me Serbinë as që i kanë përmendur ato. Dhe për herë të parë pas 20 vitesh ishte qeveria Kurti ajo e cila do ta padiste Serbinë për gjenocid dhe do të kërkonte dëmshpërblimin e luftës. Madje me paturpësinë më të madhe ata të cilët bisedonin me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, ata as nuk i kërkonin Serbisë as minimumin e kërkim faljes prej saj për krimet dhe gjenocidin serb”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”. 
 
 Më shumë se 20 vite kanë kaluar nga përfundimi i luftës në Kosovë, 12 vjet nga shpallja e pavarësisë së shtetit, dhe politika e cila ka qeverisur me vendin, akoma nuk ka ushtruar pari ndaj shtetit serb për krimet e luftës dhe dëmet materiale që janë shkaktuar në atë përudhë gjenocidi. E vetmja Qeveri që kishte në program trajtimin e kësaj çështje ishte Qeveria Kurti, por që për fat të keq, me sjelljen e pa përgjegjshme të deputetëve servil të politikës së inkriminuar,  kësaj Qeverie ju mor mandati dhe ju ngushtua hapësira e veprimit si Qeveri në detyrë vetëm 50 ditë nga votimi i saj në Kuvend, E me rrëzimin e kësaj Qeveria sipas ekspertëve të se drejtës, ka dështuar edhe programi qeverisës  i cili sa i takon qasjes ndaj shtetit serb kishte në  kapitull të veçantë për trajtimin e dëmeve dhe krimeve të luftës ngritjen e padisë ndaj shtetit serb.

Image

Skender Kapiti

 
 Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” njohësi i së drejtës Skënder Kapiti. “Rrëzimi i qeverisë Kurti ishte një grusht parlamentar shteti, pasi qeveria Kurti ishte qeveri legjitime dhe qeveria  më e mirë e Kosovës që nga koha e çlirimit të saj. Të gjitha qeverisjet e mëparshme kanë pasur si qëllim vetëm pushtetin për interesa personale, familjare , klanore e korruptive, zhvatëse e përfitimi pasurie pa marrë parasysh se çfarë deklaronin e premtonin për mashtrim dhe rrejshëm. Atyre nuk u ka interesuar asnjëherë  që të ngrenë padi kundër Serbisë për krimet dhe gjenocidin që ajo ka ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës, as për dëmshpërblimet e luftës; dhe asnjëherë në bisedimet me Serbinë as që i kanë përmendur ato. Dhe për herë të parë pas 20 vitesh ishte qeveria Kurti ajo e cila do ta padiste Serbinë për gjenocidin dhe do të kërkonte dëmshpërblimin e luftës. Madje me paturpësinë më të madhe ata të cilët bisedonin me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve , ata as nuk i kërkonin Serbisë as minimumin e kërkim faljes prej saj për krimet dhe gjenocidin serb. Politikës paraardhëse të para Kurtit dhe sidomos Presidentit Thaçi i kanë interesuar vetëm interesi personal për pushtet, dhe kanë qene gati që të nënshkruajnë gjithçka edhe kundër interesave publike e kombëtare  vetëm e vetëm për interesa personale”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.


 
Sipas Kapitit, këtë tashmë e dinë mirë i gjithë opinioni publik kosovar dhe prandaj me 6 Tetor 2019 e ndëshkuan qeverinë e PAN-it, dhe arsyeja kryesore pse u bë bashkë e gjithë elita politike e vjetër kundër qeverisë Kurti është fakti se me qeverisjen Kurti filloi një epokë ere , një model i ri qeverisës, modeli i asaj që qeveria është shërbëtore e popullit dhe llogaridhënëse para tij; filloi nga funksionimi për herë të parë i ligjit dhe i drejtësisë; filloi llogaridhënia dhe transparenca si dhe ekspozimi i të gjitha zullumeve, korrupsionit, tradhtive dhe të hajnive të ish pushtetarëve. “Epokës së tradhtive, hajnive, papërgjegjshmërive, e mos llogaridhënieve dhe e pa ndëshkueshmërive të politikanëve e pushtetarëve të lartë filloi t’i vinte fundi. Politikën e vjetër e kapi frika dhe paniku se do të jepnin llogari për paligjshmërinë dhe për pasuritë e fituara në mënyrë korruptive dhe kriminale”, thotë  Kapiti për “Kosova Sot Online”.
 Mirëpo, sipas Kapitit, populli tani më është mësuar dhe din të gjykon si duhet, prandaj në të ardhmen e afërt, Kosova dhe populli i saj nuk do ta falin tradhtinë dhe pabesinë, dhe përsëri por shumë më fuqishëm do t’ia besojnë qeverisjen Albinit dhe mbështetësve të tij, sepse populli kurrë nuk do t’ua falë dështimet, mashtrimet dhe gënjeshtrat e atyre të cilët keq qeverisën dhe tradhtuan mundin, djersën , sakrificat dhe jetën e shqiptarëve për shtetin e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)