Martin Shkreli dëshiron të lirohet nga burgu në mënyrë që të mund të punojë në një kurë për koronavirusin

  • 08 April 2020 - 09:06
Martin Shkreli dëshiron të lirohet nga burgu në mënyrë që të mund të punojë në një kurë për koronavirusin

Martin Shkreli ka kërkuar të lirohet nga burgu në mënyrë që të mund të punojë në gjetjen e një kure për koronaviruin.

Shkreli, një sipërmarrës bioteknologjik që vuan shtatë vite burg për mashtrim të investitorëve, kërkoi të lirohet përkohësisht për tre muaj.

Ai argumenton se një lirim nga burgu për tre muaj do ta lejonte atë të ndihmonte në zhvillimin e një kure për COVID-19, i cili ka vrarë mijëra njerëz në të gjithë botën.

“Si një sipërmarrës i suksesshëm i bioteknologjisë, unë jam një nga të paktët drejtues me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve nga krijimi i molekulave dhe gjenerimi i hipotezave, deri te vlerësimet preklinike dhe modeli i provës klinike, sinteza dhe vendosja e ilaçeve”, thuhet në deklaratë.

Shkreli, fitoi famë të keqe pasi rriti çmimin e ilaçit anti-parazitar Daraprim nga 13.50 dollar një tabletë në 750 dollar.

Ai po mbahet në një burg federal në Allenwood, Pensilvani dhe pritet të lirohet në vitin 2023, sipas New York Post. 

(Kosova Sot Online)