Ministri i Shëndetësisë thyen rregullat e izolimit duke çuar familjen në plazh: Thotë se është treguar ‘idiot’ me këtë veprim

  • 08 April 2020 - 10:35
Ministri i Shëndetësisë thyen rregullat e izolimit duke çuar familjen në plazh: Thotë se është treguar ‘idiot’ me këtë veprim

Ministri i shëndetësisë në Zelandën e Re është suspenduar pasi bëri thirrje që njerëzit të qëndronin në shtëpi, derisa mori familjen e tij dhe shkoi në plazh.

David Clark e përshkroi veten si një “idiot” pasi ai theu masat për distancimin shoqëror të vendosura në mars, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Ai udhëtoi rreth 12 milje në bregdet nga shtëpia e tij në Dunedin në ishullin e Jugut të Zelandës së Re për të bërë një shëtitje me familjen e tij.

Clark kishte pranuar më parë duke udhëtuar në një shteg në një park afër shtëpisë së tij për të shkuar me biçikletë malore. Në një deklaratë, Dr Clark tha: “Si ministri i shëndetësisë është përgjegjësia ime që jo vetëm t’i zbatojmë rregullat, por të japim një shembull për  qytetarët e tjerë.’’

“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga Zelanda e Re të bëjnë sakrifica historike, unë e kam braktisur ekipin tim. Unë kam qenë idiot dhe e kuptoj pse njerëzit do të zemërohen me mua.”

Kryeministrja Jacinda Ardern pranoi se “nën rrethana normale” ajo do ta shkarkonte zotin Clark, por vendosi ta mbante atë në rolin e tij si ministre e shëndetësisë në mes të pandemisë globale dhe në vend të kësaj ta zbriste atë në fund të renditjes së kabinetit. Ai gjithashtu është hequr nga roli i tij si ministër i asociuar i financave.

“Ne nuk mund të lejojmë një përçarje masive në sektorin e shëndetësisë ose përgjigjen tonë,” tha Arden në një deklaratë.

“Për këtë arsye, Dr Clark do të ruajë rolin e tij. Por ai duhet të paguaj një çmim – ai theu rregullat. Ndërsa ai mban portofolin e tij shëndetësor, unë po e heq atë nga roli i tij si ministër i asociuar i financave dhe po e vendos atë në fund të renditjes së kabinetit tonë.’’

Bllokimi kombëtar i vendit u zgjat për herë të dytë këtë javë. Kryeministrja është vlerësuar gjerësisht për udhëheqjen e saj dhe sinqeritetin gjatë pandemisë koronavirus, e cila ka parë një vdekje në vend dhe më shumë se 1.100 raste deri të martën në mbrëmje.

(Kosova Sot Online)