Të burgosurit në qendrën korrektuese në Smrekonicë kanë një kërkesë për Kurtin e Haxhiun

  • 08 April 2020 - 11:25
Të burgosurit në qendrën korrektuese në Smrekonicë kanë një kërkesë për Kurtin e Haxhiun

Të burgosurit në Qendrën korrektuese në Smrekonicë kanë kërkuar që t’iu pezullohet përkohësisht vuajtja e dënimit si pasojë e pandemisë koronavirus.

Sipas një shkrese drejtuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, të burgosurit kanë kërkuar që personave që konsiderohen të parrezikshëm për shoqërinë, t’i lirojnë përkohësisht apo disa të transferohen në arrest shtëpiak.

“Edhe pse një vendim i tillë mund të jetë në kundërshtim me etikën e sistemit të drejtësisë, sidoqoftë në kontekstin e pandemisë që po hasim dhe për të siguruar sa më shumë që të jetë e mundur mirëqenien dhe sigurinë tonë dhe të stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, besojmë se ky është vendim i arsyeshëm dhe i pershtatshëm për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse brenda qendrës”, thuhet në kërkesë.

(Kosova Sot Online)