Hapet totalisht Wuhani, njerëzit i rikthehen përqafimeve me lot në sy

  • 08 April 2020 - 11:28
Hapet totalisht Wuhani, njerëzit i rikthehen përqafimeve me lot në sy

Pas 76 ditësh në izolim, epiqendra e Koronavidusit, Wuhani ka dalë nga izolimi. Njerëzit i janë kthyer jetës normale, takimeve dhe përqafimeve me lot në sy.

Kur akrepat e orës shënuan mesnatën e djeshme Wuhani hoqi të gjitha pengesat e ngritura që më 23 janar duke i dhënë fund izolimit.

Në qytet u rihapën transporti rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror. Kina raportoi për 62 raste të reja të infeksionit nga koronavirus, nga të cilat 59 të importuara si dhe për dy vdekje, një në Shanghai dhe një në Hubei.

(Kosova Sot Online)