Ushtria pakistaneze vrasin shtatë militantë afër kufirit me Afganistanin

  • 08 April 2020 - 12:27
Ushtria pakistaneze vrasin shtatë militantë afër kufirit me Afganistanin

Ushtria pakistaneze njoftoi se forcat e saj i kanë bastisur dy lokacione të dyshimta në pjesën verilindore të vendit, afër kufirit me Afganistanin, duke i vrarë shtatë militantë.

Sipas deklaratës së publikuar nga ushtria, katër militantë u vranë gjatë aksionit të parë në Vaziristanin Verior, i cili viteve të fundit ka qenë bazë e disa grupeve militante.

Tre militantë të tjerë u vranë në rajonin Mohman, thuhet në deklaratë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Forcat e sigurisë gjetën dhe sekuestruan armë gjatë këtyre dy aksioneve. Nuk dihet se për cilin grup të militantëve bëhet fjalë pasi ushtria nuk dha hollësi të tjera.

Talibanët pakistanezë e kanë pasur bazën në Vaziristanin Verior deri në vitin 2017, kur ushtria nisi operacione të gjera kundër tyre, duke pretenduar se e ka shkatërruar rrjetin e militantëve.

Pavarësisht këtyre operacioneve, dhuna në atë pjesë ka vazhduar.

(Kosova Sot Online)