Spanja shënon 757 viktima të koronavirusit për 24 orë

  • 08 April 2020 - 12:46
Spanja shënon 757 viktima të koronavirusit për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka njoftuar se 757 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 14 mijë e 555, që do të thotë se Spanja vazhdon të mbetet vendi i dytë në botë me më së shumti viktima pas Italisë, e cila i ka mbi 17 mijë viktima deri më tani.

Përpos vdekjeve, u shënuan edhe mbi 6,100 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 146,690 shifrën e përgjithshme të personave të prekur, shkruan “Reuters".

Kujtojmë se një ditë më parë, në Spanjë u shënuan 743 viktima dhe dita e mërkurë shënoi rritje të lehtë të kësaj shifre.

Qeveria spanjolle ka marrë masa të gjera kundër përhapjes së koronavirusit, përfshirë ndalimin e daljes nga shtëpia për arsye joemergjente dhe ofrimin e përkrahjes financiare prej miliarda eurove për bizneset e prekura.

Image

(Kosova Sot Online)