As divorci 38 miliardë dollarësh nuk e rrëzoi Jeff Bezos, themeluesi i Amazon nuk zbret nga froni i miliarderëve për të tretin vit rradhazi. Zbuloni pasurinë e tij

  • 08 April 2020 - 13:00
As divorci 38 miliardë dollarësh nuk e rrëzoi Jeff Bezos, themeluesi i Amazon nuk zbret nga froni i miliarderëve për të tretin vit rradhazi. Zbuloni pasurinë e tij

As një divorc prej afro 40 miliardë dollarësh nuk mund të rrëzojë themeluesin dhe drejtorin e përgjithshëm të Amazon, Jeff Bezos që të jetë personi më i pasur në botë.

Për të tretin vit radhazi, Bezos mban fronin e miliarderëve globalë në listën e Forbes.

Pasuria neto Bezos ra vitin e kaluar pas ndarjes nga bashkëshortja MacKenzie Bezos e cila mori një pjesë të pasurisë së tij. Por aksionet e Amazon u rritën me 15% vitin e kaluar duke bërë të mundur kompensimin e asaj humbjeje.

Ai ka një pasur 113 miliardë dollarë.

MacKenzie Bezos gjithashtu u fut për herë të parë në listë, falë marrëveshjes së divorcit prej 38 miliardë dollarësh.

Si pjesë e marrëveshjes ajo mori 25% të aksioneve të çiftit Amazon. Tani renditet e 22-ta në listën e Forbes.

Forbes zbuloi të martën listën personave më të pasur në botë. Lista mori parasysh edhe dëmet që shkaktoi koronavirusi, që ka sjellë panik në tregjet globale gjatë muajve të fundit. Për gjysmën e parë të marsit 226 njerëz humbën statusin e miliarderëve dhe ka 58 më pak miliarderë krahasuar me një vit më parë.

Në total Fobers numëronte 2.095 miliarderë.

Ndërkohë bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates është në vendin e dytë me një pasuri prej 98 miliardë dollarësh, një rritje prej 1.5 miliardë dollarësh.

Bernard Arnault, kryetari dhe shefi ekzekutiv i LVMH, zbriti Earren Buffett nga vendi i tretë me një pasuri 76 miliardë dollarë.

Ndërkohë Buffett shkoi në vendin e katërt me një pasuri prej 67.5 miliardë dollarë.

(Kosova Sot Online)