Ministri Abdixhiku falënderon Vjosa Osmanin për angazhimin dhe përpjekjen kundër pandemisë

  • 08 April 2020 - 13:53
Ministri Abdixhiku falënderon Vjosa Osmanin për angazhimin dhe përpjekjen kundër pandemisë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin

Këtë e ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ku ka shkruar se e ka falënderuar Osmanin për angazhimin kundër pandemisë.

“Sot pata nderin të pres në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. E falenderova për interesin dhe për mbështetjen që ajo dhe Kuvendi po i japin angazhimit tonë institucional në përpjekjen e përbashkët kundër pandemisë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

(Kosova Sot Online)