Pandemia e Koronavirusit pritet ta tkurrë ekonominë gjermane për 10 për qind

  • 08 April 2020 - 14:11
Pandemia e Koronavirusit pritet ta tkurrë ekonominë gjermane për 10 për qind

Sipas disa instituteve hulumtuese, ekonomia e Gjermanisë do të tkurret për gati 10 për qind gjatë çerekut të dytë të këtij viti si rezultat i karantinës kundër përhapjes së koronavirusit.

“Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë një recesion serioz në Gjermani”, thuhet në raportin vjetor të gjashtë instituteve, përfshirë IFO, DIW dhe RWI, shkruan “The Guardian”.

Rritpja e prodhimit vendor pritet të tkurret për 1.9 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti dhe parashikohet të zvogëlohet për 9.8 për qind në çerekun e dytë për shkak të pezullimit të jetës ekonomike.

Rënia e parashikuar është dy herë më e madhe se ajo që ishte shënuar në periudhën 2008-2009 gjatë krizës financiare globale dhe paraqet uljen më të madhe që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave nga këto institute në vitin 1970.

Gjermania të mërkurën shënoi rekord ditor të viktimave të koronavirusit me 254 të vdekur në 24 orët e kaluara dhe mbi katër mijë raste të infektimeve.

Pavarësisht rritjes së shifrave, qeveria gjermane ka paralajmëruar se do ta fillojë largimin e masave të izolimit në pjesën e dytë të këtij muaji.

(Kosova Sot Online)