Sulmohen dy Qendra të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, vidhen pajisje mjekësore

  • 08 April 2020 - 15:54
Sulmohen dy Qendra të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, vidhen pajisje mjekësore

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se persona të panjohur kanë thyer për dy ditë radhazi Qendrat e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë dhe në Kushtovë.

Përmes një komunikate për media, Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se në këto dy qendra janë shkaktuar dëme materiale dhe janë vjedhur disa pajisje mjekësore.

“ë këtë gjendje pandemie ku e gjithë vëmendja është drejt luftimit të virusit COVID-19, disa persona të papërgjegjshëm dhe të panjohur kanë thyer për dy ditë radhazi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë dhe në Koshtovë të Mitrovicës. Me këtë rast në këto dy qendra janë shkaktuar dëme materiale dhe janë vjedhur disa pajisje mjekësore, dhe për këtë gjë janë duke u marr organet e rendit dhe ligjit”, theksohet në njoftimin e komunës.

Po ashtu bëhet e ditur se drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë, ka premtuar se do të kompensohen dëmet e shkaktuara.

“Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka vizituar të dy qendrat në fjalë dhe ka identifikuar dëmet e shkaktuara, duke thënë se këto dëme do të kompensohen me të gjitha pajisjet që mungojnë”, bëhet e ditur në njoftim.

(Kosova Sot Online)