33 vjeçarja e infektuar me Covid-19, vdes pasi sjell në jetë fëmijën

  • 08 prill 2020 - 17:19
33 vjeçarja e infektuar me Covid-19, vdes pasi sjell në jetë fëmijën

Fizioterapistja e identifikuar si Viviane Albuquerque, 33 vjeçe, u dërgua me urgjencë në Spitalin “Unimed” të qytetit Recife, Brazil, pasi shfaqi simptomat e para të COVID-19.

Asaj iu konfirmua nga mjekët që ishte mbartëse e virusit dhe u transferua në njësinë e kujdesit intensive, pasi gjendja e saj paraqitej kritike, për shkak të shtatzënisë.

Gjendja e 33 vjeçares u përkeqësua pas dy ditësh dhe mjekët e vendosën në intubim, ndësa një dit më pas, mjekët vendosën që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrje çezariane për të sjellë në jetë fëmijën.

Foshnja u lind me sukses, por Viviane, nuk arriti të “mposhte” dot sëmundjen dhe ndërroi jetë një ditë më vonë. Ndërkaq, partneri i saj Erik Silba, u shpreh se fëmija i tyre aktualisht ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv, në një gjendje të qëndrueshme.

“Ajo ishte një person shumë punëtorë dhe aktualisht frekuentonte fakultetin e saj të dytë në degën e drejtësisë. Ajo ishte një person i shkëlqyeshëm. Djalit të porsalindur i vendosa emrin Erik dhe falë zotit ai po shërohet”, u shpreh Erik.

(Kosova Sot Online)