Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të enjten

  • 08 April 2020 - 18:42
Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të enjten

Të enjten në vend do të mbajë mot me diell dhe i qetë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, paralajmëron instituti.

(Kosova Sot Online)