Papa Françesku: Disa politikanë në Evropë ma kujtojnë Hitlerin

  • 08 April 2020 - 20:59
Papa Françesku: Disa politikanë në Evropë ma kujtojnë Hitlerin

Disa politikanë europianë po shesin ide të ngjashme me diktatorin gjerman nazist Adolf Hitler, tha Papa Françesku nga Vatikani në një intervistë.

Në komentet e shkruara në të përjavshmen katolike britanike, “The Tablet”, Papa kritikoi fjalimet populiste dhe vendimet politike selektive që ai sheh të bëhen në Europë.

“Eshtë shumë e lehtë të kujtosh fjalimet e Hitlerit në 1933, të cilat nuk ishin aq të ndryshme nga ato të disa politikanëve europianë tani”, theksoi papa argjentinas.

Pandemia ka detyruar ndryshime të jashtëzakonshme edhe në Vatikan. Sheshi i Shën Pjetrit dhe Bazilika janë të mbyllura dhe Papa u drejtohet besimtarëve vetëm përmes mesazheve dhe lutjeve të transmetuara drejtpërdrejt. 

(Kosova Sot Online)