'Fshesa 2' e Glauk Konjufcës, pritet anulimi i qindra pasaportave diplomatike që u dhanë familjarëve të politikanëve…

  • 08 April 2020 - 21:05
'Fshesa 2' e Glauk Konjufcës, pritet anulimi i qindra pasaportave diplomatike që u dhanë familjarëve të politikanëve…

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca pritet ditëve në vijim të marrë vendime të reja.

Shefi i diplomacisë kosovare, Konjufca pas shkarkimit të disa ambasadorëve dhe konsujve, që ishin kryesisht njerëz partiak dhe familjarë të politikanëve, pritet të anulojë edhe qindra pasaporta diplomatike.

Një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme i ka thënë se janë qindra pasaporta diplomatike që do të anulohen nga Konjufca.

”Ministrat e kaluar kishin keqpërdorur mënyrën e dhënies së pasaportave diplomatike. Shumica e estradës kishin pasaporta diplomatike, poashtu biznesmenë të shumë dhe familjarë të politikanëve. Pritet që ditëve në vijim të anulohen qindra pasaporta diplomatike”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, shumë pasaporta u janë dhënë edhe biznesmenëve të fuqishëm, që janë në lidhje me politikën.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.

Konjufca ditë më parë kishte shkarkuar edhe motrën e deputetes së PDK-së, Fatmir Musliun, ish- deputeten e LDK-së, Teuta Sahatqiun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshit.

Konjufca kishte propozuar edhe shkarkimin e disa ambasadorëve, përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Pos Vlora Çitakut, Konjufca kishte propozuar shkarkimin edhe të 6 ambasadorëve: Edon Cana; Lirim Grejçevci; Shpend Kallaba; Mimoza Ahmetaj; Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

Ministri Konjufca ditë më parë kishte shkarkuar edhe 14 konsuj.

Emrat i gjeni në vijim:

Znj. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;

Z. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;

Z. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;

Z. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;

Z. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;

Z. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;

Z. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;

Z. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;

Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

Z. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;

Z. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;

Z. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;

Z. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;

Znj. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

(Kosova Sot Online)